Habia e plazhistëve pas mësymjes së papritur


Habia e plazhistëve pas mësymjes së papritur

13:36 28/07/2018

Disa plazhistë nudo kanë mbetur të habitur nga mësymja e papritur në plazhin ku po pushonin e një varke me emigrantë nga Afrika.

Momentet e çuditshme janë përjetuar në plazhin Del Canuelo në Tarifas në Spanjë, ku roja bregdetare po ndiqte një gomone me emigrantë që kishin mbërritur nga Maroku.

Plazhi është i njohur për nudistët dhe frekuentohet veçanërisht nga turistë britanikë.

Rreth 30 emigrantë që ndodheshin në gomone zbritën me shpejtësi në breg dhe ia mbathën në përpjekje për t’i shpëtuar rojes bregdetare duke kaluar përmes plazhistëve nudo.

Por arratia e tyre nuk zgjati për shumë kohë. Emigrantët e paligjshëm u kapën nga autoritetet dhe u dërguan në kampe të përbashkëta, ndërsa turistët vazhduan të merrnin rreze të pashqetësuar./tvklan.al






Të ngjashme