Si e modifikoi Alfio dhe Indriti tavën e peshkut
Kuzhina lëvizëse e shefave Alfio dhe Indriti është stacionuar këtë herë në zemër të Shqipërisë. “Bukë, kripë dhe zemër” këtë herë ka shkuar në Durrës, një qytet që është kthyer në atraksion për turistët si për historinë, edhe për bregdetin.
Në kërkim të recetës më të çmuar tradicionale, Alfio dhe Indriti e nisin ekspeditën me një atraksion të ri të Durrësit. I konceptuar si një pedonale, sheshi i Durrësit është ndër zonat më të frekuentuara.
Teksa shëtisnin Durrësin, Alfio dhe Indriti pyetën qytetarë të ndryshëm për një nga recetat tradicionale durrsake dhe secili nga qytetarët e pyetur përmendi tavën e peshkut.
Recetën e famshme shefave ia tregoi Beni, një kuzhinier i vjetër durrësak.
Gjatë emisionit, Beni tregoi përbërësit që duhen për recetën dhe më pas e përgatiti tavën e peshkut sëbashku me Alfion dhe Indritin.
Pas përgatitjes së recetës tradicionale shefat janë rikthyer në kuzhinë kuzhinën e tyre lëvizëse, ku përgatitën recetën e modifikuar për të gjithë qytetarët.
/tvklan.al