Qëllohet me armë në rrugë një person
Në person mbeti i plagosur këtë të shtunë në qytetin e Korçës, pas një konflikti për motive të dobëta. Ai është një 38-vjeçar me iniciale E.H, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 16:30, në lagjen nr 7, përpara Bashkisë së Korçës. Në një njoftim zyrtar, policia thotë se gjithçka erdhi si pasojë e një konflikti midis disa personave, për motive të dobëta."Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, në një kohë rekord kapet dhe arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i plagosjes 38-vjeçarit. Policia sekuestroi armën e zjarrit, pistoletë, në vendin e ngjarjes dhe shoqëroi në Komisariat disa persona dhe midis tyre edhe autorin e dyshuar të ngjarjes",
thuhet në njoftimin e policisë. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të vijojnë./tvklan.al