Fedez dhe Chiara Ferragni drejt altarit


Fedez dhe Chiara Ferragni drejt altarit

23:40 28/07/2018

Këngëtari i famshëm italian Fedez dhe e fejuara e tij, Chiara Ferragni do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre. Pas lindjes së djalit të tyre Leo, dasma pritet të zhvillohet më 1 Shtator ne Itali.

Propozimi i Fedez bëri bujë në mediat rozë, pasi ai vendosi t’i propozojë Chiarës teksa performonte në një koncert në arenën e Veronës.

Pak ditë më parë çifti bëri publike ftesat e dasmës, që dukeshin sikur të ishin marrë nga një libër përrallash.

Por ditën e djeshme çifti, më anë të një postimi në Instagram, u shpreh se nuk duan dhurata për ditën e dasmës, por të kontribouojnë për një kauzë të mirë.

Ata kanë kërkuar ndihmën e fansave për këtë gjë, madje kanë lënë dhe adresën e tyre të email për cilindo që ka nevojë për ndihmën e tyre.

Klan Plus






Të ngjashme