Horoskopi 29 Korrik 2018
Dashi – Marsi do të ndikojë miqësitë tuaja dhe aktivitetet në grup. Edhe nëse jeni natyrë që pëlqen vetminë, kjo do të shtrojë rrugën të gjeni aleatë të rinj. Ju duhet vetëm të jini të hapur për shoqëri të reja.
Demi – Nëse doni të ngjiteni sipër dhe që emri juaj të përmendet nga të gjithë, tani është koha të bëni diçka dramatike. Ju keni keni shumë aftësi, por ato nuk mund t’ju ndihmojnë deri sa të filloni t’i përdorni.
Binjakët – Shenja juaj është nga natyra tepër aventuriere dhe tani pas eklipsit, mund të filloni sërish të shikoni për gjëra që ju kënaqin. Vetëmse mos prisni që të gjithë të jenë aq të guximshëm sa ju.
Gaforrja – Sigurohuni që paguheni sa vleni në ditët e ardhshme. Planetet ju këshillojnë se disa njerëz do të japin më pak nga vetja dhe projekti në mënyrë absolute nuk mund të rezultojë i suksesshëm pa ndihmën tuaj. Kërkoni sa meritoni.
Luani – Efektet e eklipsit të fundit hënor në fushën e partneritetit të shenjës suaj kanë filluar të zbehen, kështu që duhet të mendoheni mirë mbi ato që thoni dhe bëni. Harrojeni hakmarrjen, praktikoni faljen.
Virgjëresha – Kjo është ende një periudhë shumë e zënë dhe planetet ju paralajmërojnë se 7-10 ditët e ardhshme do të jenë edhe më të ngarkuara për ju. Duhet të mësoni të thoni jo, thojeni më shpesh.
Peshorja – Duhet të jeni më i hapur për ato që po planifikoni dhe marrëdhëniet me njerëzit e tjerë. Mbi të gjitha, mos i trajtoni të huajt si armiq potencial, ata në fakt janë miq potencial.
Akrepi – Sigurohuni që emocionet i keni nën kontroll të plotë, pasi nëse lejoni grumbullimin e ndjenjave negative mund të pësoni shpërthime të brendshme. Mos merrni asgjë seriozisht, përveç vetes suaj.
Shigjetari – Mund të jeni i zhurmshëm dhe agresiv nëse doni, por përse duhet ta zgjidhni një rrugë të tillë kur mund të siguroni gjithçka ju duhet me sharmin tuaj dhe fjalë të ëmbla. Apo thjeshtë ju pëlqen të tregoheni luftëtar?
Bricjapi – Kur është në lojë paraja dhe çështje të punës, ju mund dhe duhet të jeni më ambicioz dhe më me iniciativë. Vendosni vetes qëllime të larta dhe synoni të shkoni edhe më lart. Duhet të jeni pozitiv.
Ujori – Eklipsi i fundit hënor mund tua ketë kthyer botën përmbys, por jeta tashmë ka filluar të rimëkëmbet. Gjëja më e rëndësishme është të vendosni kontrollin mbi mendjen tuaj, sepse kështu do të mund të kontrolloni edhe të ardhmen.
Peshqit – Ju mendoni se zënka e fundit me një person ka bërë që ai/ajo të kthehet në armikun tuaj të përbetuar, por e vërteta nuk është askund afër asaj që mendoni ju. Është koha të mundni frikën dhe t’i afroheni personit që ju mendoni se ju urren. /tvklan.al