Lëkundje të forta tërmeti, të paktën 14 të vdekur


Lëkundje të forta tërmeti, të paktën 14 të vdekur

09:21 29/07/2018

Një tërmet i fortë ka goditur një destinacion të famshëm turistik në Indonezi duke shkaktuar të paktën 14 viktima. Tërmeti me magnitudë 6.4 goditi ishullin e Indonezisë qendrore, Loombok, pak para orës 7 të mëngjesit të së dielës, me orën lokale.

Ishulli, vetëm rreth 40 km në lindje të Balit, tërheq turistë nga e gjithë bota, por kombësia e viktimave nuk dihet ende. Përveç 14 të vdekurve, “BBC” raporton se rreth 40 persona janë plagosur dhe dhjetëra ndërtesa janë dëmtuar nga lëkundjet e fuqishme.

Tronditja 6.4 ballëshe është ndjekur nga më shumë se 60 lëkundje të tjera më të vogla. “

Tërmeti ishte shumë i fuqishëm dhe të gjithëve na kapi paniku dhe vrapuam jashtë”,

tha një dëshmitar okular për “AFP”

. “Edhe fqinjët vrapuan të gjithë jashtë ndërsa energjia elektrike u shkëput papritur.

Indonezia tronditet nga tërmete të shpeshta pasi ndodhet mbi “Unazën e Zjarrtë” të tërmeteve dhe shpërthimeve vullkanike që rrethon Oqeanin Paqësor./tvklan.al






Të ngjashme