Mbytet në liqen nëna me 3 vajzat
Kishin bërë rrugë të gjatë për t’u freskuar në këto ditë fundkorriku. Por liqeni ku u futën u kthye në arkivol për një nënë 50-vjeçare dhe tri vajzat e saj të moshave 18, 15 dhe 12 –vjeçare.
Media lokale raporton se disa familje nga provinca Batmanit në Turqi udhëtuan drejt distriktit të Silvanit për piknik në fshatin Gorpinar dhe për t’u freskuar në liqenin e hidrocentralit Malabadi. Nëna dhe tri të bijat u futën në ujë për t’u freskuar të shtunën kur më e vogla prej vajzave e gjeti veten në vështirësi.
Në panik e sipër, 12-vjeçares i shkuan në ndihmë e ëma dhe dy motrat njëherësh. Por të gjitha humbën humbën nga sytë.
Familjet e tjera që po bënin piknik aty afër, nuk arritën të bënin asgjë, por njoftuan xhandarmërinë dhe ekipet e shpëtimit të cilat mbërritën në vendngjarje. Pas ndërhyrjes së polumbarëve trupat e pajetë të 4 pjesëtarëve të së njëjtës familje u nxorën nga liqeni./tvklan.al