Dërgonin klandestinë në SHBA dhe Angli, burg pa afat për 5 trafikantët


Dërgonin klandestinë në SHBA dhe Angli, burg pa afat për 5 trafikantët

19:31 29/07/2018

Gjykata  e Shkodrës la në burg 5 nga 9 të arrestuarit për trafikun e klandestinëve nga Shqipëria në Angli dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në qeli është lënë Gazmend Garupi që cilësohet si kreu i grupit dhe 4 bashkëpunëtorë të tjerë.

Skema e trafikimit funksiononte përmes martesave fiktive me bullgarë në këmbim të 8 ose 12 mijë Eurove dhe pasi pajiseshin me dokumente, klandestinët shoqëroheshin deri në destinacion.

Tv Klan






Të ngjashme