Plumba në drejtim të makinës së njërit dhe shtëpisë së tjetrit


Plumba në drejtim të makinës së njërit dhe shtëpisë së tjetrit

11:10 30/07/2018

Pas arrestimit të Lekë Ndout, i cili mbrëmjen e së premtes hapi zjarr në drejtim të furgonit që drejtohej nga një person i identifikuar nga policia me iniciale T.P, në fshatin Poravë të Fushë-Arrëzës, këtë të hënë një tjetër person ka përfunduar në pranga.

Ai është Elidon Pepkola, një 30-vjeçar banues në fshatin Rajë të Bajram Currit. Sipas njoftimit të policisë, Peploka është arrestuar si palë e dytë e konfliktit dhe është personi i cili, tre ditë më parë ka qëlluar me armë zjarri banesën e Ndout.

Autoritetet sekuestruan gëzhoja në vendin ku u qëllua mjeti dhe disa të tjera tek banesa e Lekë Ndout.

Ndërsa të shtunën policia arrestoi këtë të fundit, si personi që qëlloi në drejtim të furgonit të T.P. Sipas policisë, konflikti mes 49-vjeçarit Ndou dhe drejtuesit të mjetit ka nisur kohë më parë dhe pas tij qëndrojnë motivet e dobëta.

/tvklan.al






Të ngjashme