Tre motrat pranojnë vrasjen e babait
Tre motra rrezikojnë deri në 15 vjet burg pasi akuzohen për vrasjen e babai të tyre abuziv. Adoleshentet Kristina 19-vjeç, Angelina 18 vjeç dhe Maria 17 vjeç, akuzohen për vrasjen me thikë të babait të tyre Mikhail Khachaturyan.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja "Mirror", ai u gjet me dhjetëra plagë pranë një ashensori brenda bllokut të apartamenteve të familjes në Moskë të Rusisë. Të tre motrat e kanë pranuar krimin. Ato kanë rrëfyer se e kanë vrarë të treja sëbashku babain e tyre 57-vjeçar, pas vitesh abuzime seksuale, fizike dhe emocionale prej tij."Donim vetëm që të largohej e të mos kthehej më kurrë prapa",
mësohet të jenë shprehur ato. Motrat i thanë hetuesve se ditën e ngjarjes i ati i kishte kërcënuar me thikë. Njëra prej tyre ia kishte kapur thikën nga dora dhe e kishte goditur. Në këtë pikë motrat e tjera kishin nisur gjithashtu ta godisnin. [gallery link="none" columns="1" size="full" gss="1" ids="406695,406696,406697,406698,406693"] Ai u përpoq të ikte nga apartamenti, por vajzat e ndoqën nga pas dhe Khachaturyan vdiq pranë ashensorit. Miq e fqinj deklaruan se babai ishte tiran dhe nëna e vajzave e kishte lënë pikërisht sepse ishte abuziv. Ndërsa djali i tij, i cili është student në Universitetin e Moskës, ishte nxjerrë nga shtëpia nga i ati./tvklan.al