Receta tradicionale e Shkodrës sipas Alfios dhe Indritit


Receta tradicionale e Shkodrës sipas Alfios dhe Indritit

14:15 01/08/2018

Shkodra, qyteti që të ofron traditë, bukuri të natyrës dhe turizëm. Qyteti i Shkodrës ishte dhe destinacioni i radhës i shefave Alfio dhe Indriti në aventurën e tyre të kësaj vere me “Bukë, kripë dhe zemër”. Si për të respektuar traditën e Shkodrës shefat Alfio dhe Indriti vendosën të vizitojnë qytetin me biçikletë.

Shkodra është kryeqendra e veriut të Shqipërisë, ku gjenden të gërshetuara kultura ilire, romake, veneciane e deri në ditët tona. Kalaja mbetet simbol i qytetit 2.500 vjeçar, që vizitohet çdo ditë nga turistë vendas dhe të huaj. Ajo mbart me vete peshën e kohës, por edhe atë të legjendës së Rozafës, nuses që u sakrifikua për mbajtjen në këmbë të mureve.

Teksa shëtisnin Shkodrën, Alfio dhe Indriti pyetën qytetarë të ndryshëm për një nga recetat tradicionale shkodrane dhe secili prej tyre tha tavën e krapit.

Recetën e famshme shefave ia tregoi Siljoni, një kuzhinier i talentuar. Gjatë emisionit Siljoni tregoi përbërësit që duhen për recetën dhe më pas e përgatiti tavën e krapit së bashku me Alfion dhe Indritin.

Pas përgatitjes së recetës tradicionale shefat janë rikthyer në kuzhinën e tyre lëvizëse, ku përgatitën recetën e modifikuar për të gjithë qytetarët.

/tvklan.al






Të ngjashme