“Mos abuzoni me çmimet”
Mos abuzoni me çmimet. Me këtë kërkesë iu është drejtuar Ministri i Turizmit dhe Mjedisit drejtuesve të bizneseve në Velipojë, teksa i paralajmëroi se do të jenë nën monitorim të rreptë.
“
Shteti ashtu siç ju ka mbështetur në aktivitetin tuaj do të jetë në kontroll që aktiviteti të mos jetë abuziv… Juve që keni bizneset në këto zona që të jeni shumë më transparentë me pushuesit, të keni në çdo restorant apo hotel, lista çmimesh të afishuara dhe biseda me turistët të jetë direkte, e sqaruar, përsa i përket çmimeve dhe do të vazhdojnë kontrollet përsa i përket ligjit”.
Ministri Ditmir Bushati, që është edhe deputet i zonës u ndal tek roli i pushtetit lokal.
“
Ministri i Turizmit ka ardhur tetë herë. Unë nuk e di sa herë ka ardhur kryetari i bashkisë. Nuk e di se çfarë ka bërë administratori. Se nuk zgjidhet puna të çohet secili prej jush dhe të çojë mesazh te Kryeministri, Prefekti e Ministri. Puna zgjidhet që për pastrimin çfarë po bëhet gjatë gjithë vitit, çfarë kontribuojnë bizneset, çfarë kontribuon komuniteti, çfarë ka mundësi bashkia, çfarë ka mundësi qeveria”.
Dy ministrat inspektuan në Velipojë qendrën shëndetësore të shtuar këtë sezon turistik, në shërbim të pushuesve.
Tv Klan