Tentoi të abuzonte me 13-vjeçaren, pranga shqiptarit


Tentoi të abuzonte me 13-vjeçaren, pranga shqiptarit

18:49 01/08/2018

Policia italiane arrestoi një shqiptar i cili u përpoq të abuzonte me një vajzë të mitur. Ngjarja ka ndodhur në Bellaria, në provincën e Riminit. I arrestuari është një 66-vjeçar, i cili u zbulua nga baristi i një hoteli aty pranë.

Ky i fundit vuri re se shqiptari po i afrohej vajzës 13-vjeçare dhe vendosi të kontrollonte. 66-vjeçari synonte të merrte të miturën në një vend të izoluar dhe nisi ta prekte në pantallona.

Duke parë një situatë të tillë, baristi njoftoi dy policët që qëndronin në hotel. Shqiptari u arrestua në flagrancë. 66-vjeçari prej vitesh jeton në Brescia dhe tani akuzohet për dhunë seksuale. Identiteti i tij nuk është bërë publik.

/tvklan.al






Të ngjashme