“Këngët e Shekullit” edicioni i tretë, nata e shtatë


“Këngët e Shekullit” edicioni i tretë, nata e shtatë

22:17 29/11/2010

Shpresa Gashi është një artiste që ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare.

Ajo ka qenë e ftuar në natën e shtatë të spektaklit “Këngët e Shekullit” dhe çeli mbrëmjen me një prej këngëve më të njohura atë repertorit të saj.

“Ç’është më e bukur në ktë botë” ishte kënga e dytë interpretuar nga këngëtarja Eranda Libohova.

“Ja na erdhi sot pranvera” u interpretua nga Ramadan Krasniqi.

Rosela Gjylbegu interpretoi këngën “O moj e vogël sa të du”.

Këngëtarja Merita Halili interpretoi këngën “Mori vjollca që çel në saksi”.

I ftuar në natën e shtatë të spektaklit ishte këngëtari Devis Xherahu dhe Lefteris Pantazis, të cilët interpretuan në shqip këngën “Rrokullisni kadet”.

“Baresha” ishte një tjetër këngë që u interpretua nga këngëtari Frederik Ndoci.

“Dola moj dola” ishte kënga e radhës që u interpretua nga këngëtarja Maya.

Vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti interpretuan këngën “Syçka si ato të tuat”.

“Dil moj gocë se erdh pranvera” u interpretua nga këngëtari Selami Kolonja.

Bujar Qamili interpretoi këngën “Po na vjen karaj me dru”.

“Fustanin që ta solla mbrëmë” ishte kënga që interpretoi Irini Qirjako.

Liri Rasha ishte një tjetër e ftuar në natën e shtatë të spektaklit “Këngët e Shekullit”, e cila risolli disa prej këngëve më të njohura të repertorit të saj, me të cilat mbylli edhe mbrëmjen.

 /tvklan.al






Të ngjashme