
Video: Arsenal armësh dhe municion luftarak, baza në Tiranë
Ramazan A, një 64-vjeçar me banim në Tiranë u arrestua në një operacion policor të autoriteteve në kryeqytet. Ai rezulton i dënuar më parë për prodhim e mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak dhe u arrestua për të njëjtën vepër penale.
“Ramazan A kishte përshtatur banesën e tij në një bazë, e cila iu shërbente grupeve kriminale apo personave që merren me veprimtari kriminale për furnizim me armë zjarri
“, thotë policia në një njoftim për mediat.
Gjatë kontrollit atij iu gjetën 3 armë zjarri (automatik model 56 dhe dy pushkë gjysmë automatike), 4 armë zjarri të çmontuara (3 snajpera dhe 1 armë sportive), dy armë sportive, municion luftarak i llojeve të ndryshme, silenciator dhe pjesë të ndryshme armësh zjarri.
Policia thotë se për arsye hetimi nuk mund të bëjë me dije të dhëna të tjera.
/tvklan.al