Demi Lovato do t’i nënshtrohet rehabilitimit përsëri
Demi Lovato ka rënë dakord t’i nënshtrohet rehabilitimit vetëm një javë pasi u dyshua se ajo kaloi në mbidozë droge, sipas një raporti të ri.
Këngëtarja dyshohet se është shumë e sëmurë dhe familja e saj kishte hezituar t’i shtronte asaj temën e rehabilitimit pasi kishin frikë se mund të përkeqësonin gjendjen e saj. SipasDaily Mail
, familja e këngëtares së famshme vendosi të flasë drejtpërdrejt me të, duke e bindur që t’i nënshtrohet rehabilitimit sërish. Të afërmit e 25-vjeçares i kanë thënë asaj se do të heqin dorë nga ajo, nëse nuk pranon të shërojë veten nga varësia ndaj drogës. Demi po vazhdon të trajtohet në spitalin Cedars-Sinai në Los Anxhelos./tvklan.al