Vdes në traget një person


Vdes në traget një person

12:16 03/08/2018

Një burrë gjeti vdekjen gjatë orëve të natës, teksa udhëtonte me tragetin e linjës Bari-Durrës. Në një njoftim zyrtar, policia e qytetit bregdetar sqaron se 58-vjeçari Isa Koni ndërroi jetë rreth orës 03:00.

Sipas dëshmitarëve të cituar nga ABC News, burri u ndje keq nga shëndeti dhe kërkoi ndihmë, por në traget nuk kishte staf mjekësor.

I ndjeri mësohet se ishte banues në Vorë, ndërsa shkaku i vdekjes nuk dihet ende. Për këtë po punon një grup hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe ekspertët e fushës.

/tvklan.al






Të ngjashme