Lëvizja 5 Yjet reagon për vrasjen e shqiptarit


Lëvizja 5 Yjet reagon për vrasjen e shqiptarit

14:26 03/08/2018

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e Viktorit dhe dënimin pa hezitim të çdo akti dhune dhe paligjshmërie”,

është kjo deklarata e Lëvizjes Meetup Corato 232, aderuese e Lëvizjes 5 Yjet në Itali, pas vrasjes së shqiptarit Viktorjan Picaku, mbrëmjen e së mërkurës në sheshin Abbazia të Coratos, në Bari.

Ky episod dramatik, rikthen edhe njëherë në vëmendje problemin e sigurisë në qytetin tonë”,

thuhet në një deklaratë.

“Pas ngjarjes absurde të së mërkurës në mbrëmje, i kërkojmë sërish Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit që të masa për të parandaluar dhe garantuar qetësinë maksimale për qetësinë e qytetarëve.”

Më tej, Lëvizja thekson se

“qyteti i Corato nuk duhet të presë më që të ndodhin raste të tilla të ngjashme për të vepruar”.

“Nuk është e mundur që një komunitet me 50 mijë banorë të mos ketë në dispozicion prani të mjaftueshme në territor të forcave të sigurisë për të garantuar sigurinë publike”.

Dy janë autorët e vrasjes së shqiptarit Viktorjan Picaku. Domenico Manzi, 21 vjeç, është personi që e qëlloi të riun të paktën 4 herë me pistoletë dhe Domenico Patruno, 29 vjeç, bashkëpunëtor.

Menjëherë pas krimit, që ndodhi në sytë e dhjetërave personave që ndodheshin në vendin e ngjarjes, ata u arratisën, për t’u vetëdorëzuar disa orë më vonë.

Patruno dhe Manzi janë marrë në pyetje dhe pritet zbardhja e shkakut të ngjarjes së rëndë. Mediat italiane shkruajnë se autori e kishte telefonuar viktimën disa orë para ngjarjes, megjithatë ky fakt është mohuar nga 21-vjeçari gjatë marrjes në pyetje.

Dyshimet janë se mes palëve kishte pasur një përplasje disa ditë para krimit, në qendër të së cilës ishte një vajzë. Edhe të afërmit e viktimës dyshojnë se shkak është bërë ndërhyrja e Viktorjanit për të mbrojtur një vajzë që po dhunohej nga një italian.

Megjithatë, tashmë pritet që autoritetet italiane të japin një version zyrtar për ngjarjen e rëndë.

/tvklan.al






Të ngjashme