Laçi eliminohet nga Europa League
Laçi u eliminua nga Europa League, por gjithsesi përfaqësimi i kurbinasve mund të quhet pozitiv. Arriti në turin e dytë ashtu si në sezonin 2014-2015.
Laçi nga pjesëmarrja do të përfitojë edhe nga ana financiare. 500 mijë euro bonus nga UEFA që do të përmirësojnë financat e klubit. Ndeshjet me Anorthosis Famagusta dhe Molde shërbyen si vitrinë për talente si Myrto Uzuni apo Gentian Selmani, të cilët u vlerësuan edhe nga Ole Gunnar Sloskjaer.
Laçi bëri më mirë edhe se Partizani dhe Luftëtari që u eliminuan që në turin e parë. Pas përvojës Europiane duhet të mendojë për aktivitet në Shqipëri. Finalja e Superkupës me Skënderbeun që do të luhet më 12 Gusht në Tiranë. Më parë kurbinasit duhet të vendosin edhe trajnerin e ri, pasi Besnik Prenga ndihmoi ekipin vetëm për kupat e Europës.
Tv Klan