Video/ Si e ndoqën vrasësit me motor shqiptarin Viktorjan Picaku


Video/ Si e ndoqën vrasësit me motor shqiptarin Viktorjan Picaku

19:45 03/08/2018

Zgjati pak më shumë se 24 orë arratia e vrasësve të 24-vjeçarit shqiptar Viktorjan Picaku, i ekzekutuar mbrëmjen e së mërkurës në sheshin Abbazia, në një komunë në Bari.

Dy të rinjtë italianë Domenico Manzi 21 vjeç dhe kushëriri i tij Domenico Patruno 29 vjeç u dorëzuan në polici. Ata pranuan se jane ekzekutorët e shqiptarit. Viktorjan Picaku u qëllua për vdekje në mes të sheshit, në prani të shumë qytetarëve.

Siç duket në këtë video të nje kamera sigurie, vrasësit e ndoqën me motor dhe qëlluan nga pas të riun shqiptar, duke e lënë të vdekur në vend. Arma e krimit është një revolver, i sekuestruar nga policia.

Motivi i ngjarjes mbetet ende i panjohur. Pistat kryesore ku është përqëndruar prokuroria e Barit, janë ato për të kaluarën e shqiptarit dhe lidhjet e mundshme me krimin, por hetuesit janë përqëndruar edhe te konflikti për një vajzë italiane që çoir në vrasjen e shqiptarit për çështje pasioni.

Tv Klan






Të ngjashme