“Bukë e Kripë e Zemër” nga Himara
Duket sikur Alfio dhe Indriti mezi kanë pritur të gdhihet për të nisur këtë aktivitet në një nga qytetet më piktoreskë të rivierës shqiptare. Në kërkim të recetës më të shijshme tradicionale, këtë herë shefat aspak të zakonshëm të kuzhinës kanë mbërritur në destinacionin e radhës.
Ata janë gati të eksplorojnë një tjetër perlë të brigjeve Joniane, Himarën.
Ky qytet, atraksion i kahershëm i jugut ofron 3 plazhe publikë, ndërkohë që nga qendra e qytetit mund të shijohet një pamje fantastike.
Byreku me peshk ishte receta tradicionale e Himarës që shefave ua tregoi Natasha.
Gjatë emisionit Natasha tregoi përbërësit që duhen për recetën dhe më pas e përgatiti byrekun me peshk së bashku me Alfion dhe Indritin.
Pas përgatitjes së recetës tradicionale shefat janë rikthyer në kuzhinën e tyre me katër rrota ku përgatitën recetën e modifikuar për të gjithë qytetarët.
/tvklan.al