Zhduken 3 motra në afërsi të liqenit
3 motra siriane janë zhdukur të premten në afërsi të një liqeni në Adiyaman të Turqisë.
Raportimet mediatike thonë se 3 motrat, binjaket 16-vjeçare Rav dhe Karam sëbashku me 15-vjeçaren Viem Gaddaş, u larguan nga qendra e akomodimit në Adiyaman për t’u freskuar në Digën e Ataturkut.
Adoleshentet nuk u kthyen më në kamp, duke detyruar kështu familjarët e shqetësuar t’u drejtohen për ndihmë autoriteteve.
Në zonë nisën menjëherë kërkimet për të rejat, këpucët e të cilave u gjetën në breg të liqenit. Kërkimet po mbështeten edhe nga polumbarët, por deri më tani pa rezultat.
Në Turqi kanë gjetur strehim miliona sirianë që u larguan nga vendi i tyre pas shpërthimit të luftës civile në vitin 2011. /tvklan.al