Steven Segal “i dërguari” i Rusisë në Amerikë
I njohur për skenat e filmave ku djemtë e këqij arrin ti mposhtë përmes arteve marciale dhe jo përdorimit të armëve, Steven Segal do ti prezantohet admiruesve të tij dhe gjithë vëmendjes së diplomacisë si i dërguar i posaçëm në përmirësimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me këtë detyrë është ngarkuar jo nga vendi i tij i origjinës, Amerika, por Rusia. Në njoftimin e bërë në rrjetet sociale, Sergey Lavrov, Ministri i Jashtëm rus, shkruan se kjo detyrë për të cilën aktori nuk do të paguhet është i ngjashëm me atë të një Ambasadori të Vullnetit të Mirë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Segal shkruan Lavrov do të reklamojë marrëdhënies mes Washingtonit dhe Moskës në sferën humanitare.
Pse Steven Segal? Sepse prej 2016 ai është qytetar i Rusisë dhe se ai mendon se Vladimir Putin është një lider i madh botëror. Në të njëjtin vit ai morri edhe pasaportën serbe pas vizitave të kryera në disa vende të Ballkanit.
Në një deklaratë të tijën 66 vjeçari tha se ai shpreson të shndërrohet në një simbol të përmirësimit të marrëdhënieve mes Amerikës dhe Rusisë.
I njohur për rolet e tij kryesisht në kinemanë Hollyvoody-ane të viteve 80-90, mjaft i dashur për publikun rus, i doli në mbrojtje qeverisë ruse pas akuzave për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të Amerikës në 2016-ën.
Tv Klan