Tregtonin mish jashtë standardeve, bllokohen 5 dyqane në Lezhë

Foto: Mishi i tregtuar në një nga subjektet e bllokuara

Tregtonin mish jashtë standardeve, bllokohen 5 dyqane në Lezhë

10:32 06/08/2018

Pesë subjekte tregtare janë bllokuar në Lezhë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Hetimi Tatimor. Këto subjekte tregtonin mish janë standardeve dhe pa dokumentacion përkatës.

Tregtimi i mishit kryhej në një ambient të pamiratuar, pa kushte higjieno-sanitare si dhe në mungesë të dokumentacionit përkatës, si vula dhe çertifikata veterinare, Ndaj këtyre subjekteve u vendos masë administrative gjobë prej 100 mijë Lekësh, si dhe u bllokua 122.5 kg mish derri.

Ndërsa në qarkun e Elbasanit, Shërbimi Veterinar ka kryer kontrolle në disa prej tregjeve si: Gramsh, Peqin, Prrenjas dhe Qukës. 12 masa administrative janë vendosur për subjektet që nuk plotësonin kushtet për tregtimin e kafshëve të gjalla, pasi ishin të palicencuar./

tvklan.al






Të ngjashme