2 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga shpërthimi në Itali
Të paktën 2 persona kanë humbur jetën këtë të hënë dhe mbi 60 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti automobilistik që shkaktoi shpërthime të njëpasnjëshme në rajonin Borgo Panigale të Bolonjas, të Itali.
Sipas burimeve mediatike, besohet se një autobot ka shpërthyer në flakë pasi është përplasur. Shpërthimi i fuqishëm është ndjekur nga shpërthimi i të paktën 10 makinave më të vogla, ndërsa edhe një urë është shembur pjesërisht në autostradën A1-A14. Sipas agjencisë italiane të lajmeve “ANSA”, në mesin e të plagosurve janë edhe 11 karabinierë dhe oficerë policie, të cilët po drejtonin trafikun pas një aksidenti të mëhershëm në autostradë. Disa prej të plagosurve raportohet se janë goditur nga mbetje që fluturonin në ajër. Edhe dritaret e disa shtëpive në afërsi të vendit ku ndodhi aksidenti janë dëmtuar nga fuqia e shpërthimit. Temperaturat e larta po e bëjnë të vështirë për zjarrfikësit të vënë nën kontroll zjarrin. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë zjarrin që ngihet lart në qiell dhe shtëllunga tymi që mund të shquhen lehtë nga disa kilometra larg. Policia lokale tha se ishte një aksident në autostradë që e shkaktoi shpërthimin. Sipas burimeve mediatike besohet se një autobot me lëndë djegëse ka shpërthyer në zonën afër aeroportit të Bolonjës rreth orës 12:50, me orën lokale. /tvklan.al