Kamioni futet në drejtim të kundërt, 1 i vdekur dhe disa të plagosur


Kamioni futet në drejtim të kundërt, 1 i vdekur dhe disa të plagosur

19:49 06/08/2018

Të paktën 1 person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur pasi një kamion që transportonte rërë është futur në drejtimin e kundërt në një rruge në Turqi.

Aksidenti i rëndë ndodhi këtë të hënë në Sanliurfa, ku kamioni u përplas me 4 makina që vinin nga drejtimi i kundërt. Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e ndihmës së shpejtë dhe ambulancat që transportuan të plagosurit në spitalet më të afërta.

Sipas hetimeve paraprake, kamionit dyshohet se kaloi në korsinë e kundërt pasi iu prishën frenat./tvklan.al






Të ngjashme