Turistja bie nga lartësia në Theth
Një turiste ka mbetur e plagosur këtë të hënë në Shkodër.
Bëhet fjalë për një grua polake, e cila sipas policisë është rrëzuar nga një shkëmb në Theth duke marrë dëmtime në këmbë.
“Në orën 17.00 jemi njoftuar se është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, pasi ka marrë ndihmën e parë, shtetësja polake B. O. 54 vjeçe, pasi ka qenë për turizëm në Theth, është rrëzuar nga një shkëmb me lartësi rreth 3 metër, e cila ka dëmtuar këmbën”,
thotë policia në një njoftim për mediat.
/tvklan.al