Zjarr i qëllimshëm në banesë, digjet i gjallë 7-vjeçari
Një vogëlush është djegur i gjallë në banesën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën Adolphus, në juglindje të Londrës.
Sipas mediave bitanike të cilat citojnë policinë dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Trupi i 7- vjeçarit është nxjerrë nga ekipet e shpëtimit të zjarrëfikësve.
Dy gra janë hedhur nga dritaret e banesës së tyre sapo kanë parë flakët e zjarrit dhe janë dërguar në spital, pasi janë lënduar, raporton “Metro”.
Lidhur me ngjarjen tragjike ka nisur një hetim, për të zbuluar shkaqet e tij dhe persona e përfshirë./tvklan.al