Artan Mergjyshi merr Laçin
Artan Mergjyshi është trajneri i ri i Laçit. Ekipi kurbinas mori vendimin pak ditë para finales së Superkupës së Shqipërisë me Skënderbeun që do të luhet të dielën në Tiranë.
Mergjyshi do të zëvendësojë Besnik Prengën, i larguar pas ndeshjeve të Europa Ligës. 50-vjeçari ka drejtuar më parë Dinamon, Kastriotin, Besën dhe Korabin.
Tv Klan