Disa lojtarë të Kukësit mbeten pa viza
Ndeshja mes Torpedos dhe Kukësit rrezikon të dështojë për shkak se nuk janë pajisur me vizë 4 futbollistë të ekipit shqiptar.
Valon Et’hemi e Edis Maliqi nga Maqedonia, Fatjon Maloku nga Kosova dhe Rexhinaldo nga Mozambiku nuk kanë ende leje për udhëtuar drejt Gjeorgjisë, ku është planifikuar që të enjten të zhvillohet takimi i Europa Ligës.
Me anë të një deklarate, klubi shqiptar kërkon zgjidhjen e situatës nga ekipi pritës dhe UEFA.
Tv Klan