Batutat ndaj grave të mbuluara me shami
Partia Konservatore britanike pretendon që Boris Johnson të kërkojë falje publike pas gafës së radhës që ka shkaktuar polemika dhe akuza për islamofoni ndaj ish-ministrit të Jashtëm britanik.
Johnson ka folur për gratë muslimane që mbulohen me shami duke i krahasuar ato me grabitës bankash apo me kuti postare, në një artikull të publikuar në britaniken ‘Daily Telegraph’, edhe pse qëllimi i shkrimit ishte pikërisht për të kundërshtuar çdo urdhër ndalimi. Deklaratat shkaktuan menjëherë reagime të ashpra nga organizatat më të mëdha islamike britanike, të laburistëve por dhe të disa përfaqësuesve konservatorë.
Vetë kryetari i konservatorëve britanikë i ka kërkuar Johnson me anë të një mesazhi në profilin e tij në Twitter që të kërkojë falje. Por ministrja pa portofol në radhët e laburistëve me origjinë pakistaneze Naz Shah, u shpreh se një kërkesë falje nuk ishte aspak e mjaftueshme.
Tv Klan