Bllokohet tjetër ngarkesë mielli nga Greqia


Bllokohet tjetër ngarkesë mielli nga Greqia

15:16 09/08/2018

Bllokohet ngarkesa e dytë e miellit brenda pak javësh me origjinë nga Greqia, pas saj që u sekuestrua në 3 Gusht në Kapshticë.

27 ton miell gruri që po futeshin në Shqipëri nga dogana e Kakavijës sipas Autoritetet Kombëtar të Ushqimit nuk ishin të shoqëruara me fletë analizë që konfirmon sigurinë e produktit.

Fleta e analizës e paraqitur nga subjekti importues nuk korrespondonte me të dhënat e stampuara në thasët e miellit të grurit. Për më tepër thotë AKU subjekti nuk dispononte në gjuhën shqipe certifikatat e sigurisë ushqimore.

Ngarkesa e bllokuar do të kthehet në vendin e origjinës. Edhe ngarkesa prej 25.3 ton miell gruri e bllokuar në fillimi të Gushtit në kishte parregullsi  me raportin e analizës për përqindjen e proteinës.

Malli nuk kishte datë prodhimi dhe datë skadimi por vetëm një kundra etiketë të ngjitur në gjuhën shqipe e cila mund të hiqej lehtësisht. Importi i miellit me përqindje proteine nën standardin e lejuar ligjërisht ka ngritur prej kohësh alarmin për cilësinë e bukës dhe ëmbëlsirave që konsumojmë.

Tv Klan






Të ngjashme