Plagoset me thikë një 30-vjeçar


Plagoset me thikë një 30-vjeçar

23:30 09/08/2018

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Vlorë. Burime zyrtare sqarojnë se ngjarja ndodhi në lagjen Pavarësia 2, pas një konflikti të çastit mes dy personave. Autor i kësaj ngjarjeje është një 59-vjeçar, i cili u arrestua nga policia.

“Në lagjen “Pavarësia 2”, shtetasi Perlat.S., 59 vjeç, pas një konflikti të çastit ka plagosur me mjet prerës, thikë, shtetasin E.B., 30 vjeç. Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë mjekimin e nevojshëm. Ndërsa si rezultat i reagimit në kohë të policisë u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit Perlat.S.”

, thotë policia në një njoftim për mediat.

Autoritetet sekuestruan thikën e përdorur nga 59-vjeçari, ndërsa një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

/tvklan.al






Të ngjashme