Arrestohet në Maqedoni kryetari i Invalidëve të UÇK-së i degës së Gjilanit
Në Maqedoni është arrestuar kryetari i Invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i degës së Gjilanit, Afrim Rexhepi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, i cili ka kërkuar që Rexhepi të lirohet menjëherë.
“Me shqetësim e mora lajmin për arrestimin e kryetarit të Invalidëve të UCK’së, dega në Gjilan, Afrim Rexhepi nga Policia e Maqedonisë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tij”, ka shkruar Haziri në Facebook./klankosova