Prindërit e Ritvan Zykajt fshihen nga frika e hakmarrjes
Në ceremoninë e varrimit të 8 viktimave të masakrës së Selenicës ka munguar familja e autorit të krimit, Ritvan Zykaj.
Mësohet se prindërit e tij, vëllai dhe motra janë larguar nga fshati nga frika e hakmarrjes. Para masakrës, familjet nga i njëjti fis jetonin pranë njëra tjetrës. Ndërkohë këshilli bashkiak ka vendosur ta shpallë të hënën, dite zie dhe ka akorduar një fond prej 12 milionë lekësh për mbulimin e shpenzimeve të varrimit. Mësohet se 5 nga viktimat e mbrëmshme kanë qenë me ndihmë sociale nga Bashkia e Selenicës për shkak të vështirësive ekonomike. Tv Klan