Kur nuk e paguan punëtorin…
Një punëtor ndërtimi ka marrë hak duke shkatërruar 5 shtëpi të reja, pasi nuk u pagua për punën e tij.
Daniel Neagu, u shkarkua nga puna dhe iu tha se ai nuk do të paguhej derisa një automjet i kompanisë që mungonte të gjendej. I akuzuari thuhet se ka hyrë në sheshin e ndërtimit duke shkatërruar pesë shtëpi njëkatëshe me ekskavator. Ndërtuesi, akuzohet për shkaktim dëmi me vlerë deri në 4 milion paund. I riu me origjinë nga Rumania, i cili jeton në verilindje të Londrës, do të paraqitet në seancën e parë gjyqësore më 10 shtator. Është e tmerrshme të mos paguhesh për punon, por media britanik e cilëson të çmendur dhe joefektive rrugën që ai ndoqi për të zgjidhur problemin. /tvklan.al