By Pass në “Shinat e Trenit”


By Pass në “Shinat e Trenit”

15:46 14/08/2018

Rikonstruksionin e rrugës pranë ish kombinatit Josif Pashko, kryebashkiaku Veliaj e ka konsideruar një premtim të mbajtur. Ai nënvizoi se pas këtij projekti, kjo zonë pritet të njohë një investim të rëndësishëm nga qeveria për stacionin e ri të trenit të kryeqytetit.

“Në Bashkinë e Tiranës kemi një parim: çdo ditë një punë konkrete! Puna konkrete në këtë ditë të nxehtë gushti është ky ‘by-pass’, që lidh disa zona informale, që njihen me emrin ‘shinat e Trenit’. Siç e shihni, shinat e trenit janë këtu dhe presin investimin e radhës të qeverisë, që do sjellë trenin tek Bulevardi i Ri, por ndërkohë që presim trenin, s’duhet të humbasim trenin e investimeve në Tiranë.”

 

100 kantiere pune sipas Veliajt janë aktualisht në Tiranë.

“Angazhimi ynë është që derisa njerëzit të kthehen nga pushimet, të përfundojmë shumicën e këtyre kantiereve, sidomos ato që kanë të bëjnë me akset kryesore të rrugëve, unazat e disa rrugë të tjera apo institucionet arsimore, shkollat, kopshtet e çerdhet…”

Ndërhyrja në segmentin midis kryqëzimit ish Kombinati “Josif Pashko” te ish “Uzina Dinamo” ka konsistuar në realizimin e rrjetit të ri të ujësjellës-kanalizimeve, vendosjen e sistemit të ndriçimit, trotuare, gjelbërim dhe vendosjen e plotë të sinjalistikës horizontale dhe vertikale.

Tv Klan






Të ngjashme