Kërkohen përgjegjësit e tragjedisë
Bilanci për viktimat e tragjedisë ia ka lënë vendin debatit se kush janë përgjegjësit për humbjet e jetëve njerëzore në Xhenova. Kryeministri italian Xhuzepe Konte shpalli nisjen e procedurave heqjen e koncensionit ndaj firmës private që merret me mirëmbajtjen e autostradave italiane “Autostrade per l’Italia”.
Nga Xhenova ku shoqërohej nga dy zv.kryeministrat Salvini e Di Maio, Konte tha se shteti do të marrë në dorë mirëmbajtjen e autostradave, teksa është e qartë që konçensionari privat dështoi në parandalimin e tragjedisë. Konte shpalli gjendjen e emergjencës 12 mujore, gjatë të cilat do të kontrollohen kushtet teknike të gjithë sistemit rrugor italian.
Zv.kryeministri Luixhi Di Maio akuzoi më herët konçensionarin e rrugëve se kishte zvarritur riparimet në urë. Ministri i infrastrukturës njoftoi vendosjen e një gjobe prej 150 milionë Eurosh për firmën. Kryeprokurori i Xhenovas Francesko Koci vendosi nisjen e hetimeve me dyshimin se shkaqet e tragjedisë nuk ishin natyrore, por erdhen nga një gabim njerëzor.
Ditët e fundit në urë po kryej ndërhyrja e rradhës për mirëmbajtjen e saj. Punimet ishin përqëndruar tek zëvendësimi i kavove të hekurit që mbanin varur urën, pasi ishin vlerësuar si të vjetruara. 100 metrat e urës 1 kilometërshe u shembën pikërisht në sëgmentin ku po punohej për zëvendësimin e tyre. Sipas tenderit të shpallur nga firma private më 3 Maj, kostot e riparimit të urës arrinin pak më shumë se 20 milionë Euro.
Ura Morandi do të prishet, ndërsa qeveria shpalosi edhe planin për riparimin nga shteti të të gjitha veprave rrugore të ndërtuara në periudhën mes viteve ’60 – ’70 kur daton edhe ura “Morandi” e konsideruar si një vepër emblemë për qytetin.
Tv Klan