Refuzoi të shtrëngonte duart, gruaja fiton gjyqin


Refuzoi të shtrëngonte duart, gruaja fiton gjyqin

18:04 16/08/2018

Një grua myslimane në Suedi ka fituar gjyqin, pasi intervista e saj e punës u ndëpre kur ajo nuk pranoi të shtrëngonte duart.

Farah Alhajeh po aplikonte për punë si përkthyese kur nuk pranoi të shtrëngonte dorën e një intervistuesi mashkull për arsye fetare.

Në vend të kësaj, ajo vuri dorën në zemër në shenjë përshëndetjeje.

Sipas BBC, gjykata suedeze e punës tha se kompania e kishte diskriminuar atë dhe e urdhëroi të paguante 40,000 korona (4,350 Dollarë, 3,420 Euro) si kompensim.

Disa myslimanë shmangin kontaktin fizik me persona të gjinisë së kundërt, përveç anëtarëve të afërt të familjes.

Megjithatë, shtrëngimet e dorës janë tradicionale në disa vende europiane. Përveç kësaj, legjislacioni anti-diskriminues mund të ndalojë kompanitë dhe organet publike të trajtojnë njerëzit ndryshe për shkak të gjinisë së tyre.

Zyra e Avokatit të Popullit për diskriminim në Suedi, e cila përfaqësonte zonjën Alhajeh, tha se aktgjykimi kishte marrë parasysh “interesat e punëdhënësit, të drejtën e individit për integritet fizik dhe rëndësinë e shtetit për të ruajtur mbrojtjen për lirinë fetare”.

Kompania e përkthimeve në qytetin Uppsala kishte argumentuar se stafit të saj i ishte kërkuar të trajtonin njësoj burrat dhe gratë dhe nuk mund të lejonin një anëtar të stafit të refuzonte një shtrëngim duarsh në bazë të gjinisë.

Por Avokati i Popullit për diskriminim tha

“se Alhajeh ishte përpjekur të mos fyente askënd duke përshëndetur femrat dhe meshkujt në të njëjtën mënyrë. 

Refuzimi i saj për të shtrënguar dorën mbi baza fetare mbrohet nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe politika e kompanisë e cila përcaktonte një mënyrë specifike përshëndetje ishte e dëmshme për myslimanët

“./tvklan.al 






Të ngjashme