
Makina përplaset më bordurën dhe merr flakë, shoferi në gjendje të rëndë
Tiranë- Një automjet është përplasur me një bordurë rruge ku për pasojë mjeti ka marrë flakë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:43, në Prezë, dhe mjeti me targë AA724OM me drejtues 70- vjeçarin Sulejman Dervishi është nxjerrë nga kalimtarët dhe është dërguar për mjekim në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes./tvklan.al