Babai në prag të vdekjes, shoqëron vajzën në altar


Babai në prag të vdekjes, shoqëron vajzën në altar

15:21 17/08/2018

Ky është momenti i dhimbshëm kur një baba në prag të vdekjes shoqëron vajzën e tij në altar ndërsa ishte i shtrirë në një barelë.

Pedro Villarin, vuante nga kanceri i mëlçisë dhe ishte dëshira e tij ne fundit të shoqëronte në altar vajzën e tij Charlotte Villarin.

Çifti përshpejtoi dasmën me dy muaj kur shëndeti i Pedros filloi të përkeqësohej.

Ai ishte shtruar në spital pasi vuante nga kanceri prej një viti, kështu që familja e tij punësoi një ambulancë dhe një infermiere private që ai të ishte i pranishëm në ceremoninë në qytetin La Pinas, Filipine.

Plani ishte Villarin të shoqëronte vajzën e tij në karrige me rrota, por ai ishte shumë i sëmurë, kështu që ata përdorën barelën e ambulancës.

Sipas

Daily Mail

, ai vdiq më 12 gusht, tre ditë pas ceremonisë.

Të afërmit dhe organizatorët e dasmës ndihmuan për të tërhequr barelën drejt altarit, ndërsa Pedro mbante vajzën e tij për dore.

“Ky ishte një moment vërtet emocionues”

, tha Villarin. “

Ishte dëshira e babait tim të më shihte të martuar dhe jam shumë e lumtur që ia realizova”.

/tvklan.al 





Të ngjashme