Gjesti prekës i polices që ushqen foshnjen me gji
Një efektive e policisë i dha gji një fëmije të kequshqyer, i cili u soll në spitalin ku ajo ishte në detyrë. Celeste Ayala po punonte në spitalin e fëmijëve të Sor Maria Ludovica në Buenos Aires, kur foshnja u soll duke qarë në mënyrë të dëshpëruar.
Policja i kërkoi leje mjekëve për ta mbajtur dhe ushqyer foshnjen sepse po e shihte që ishte i uritur dhe se stafi i spitalit ishte i mbangarkuar me punë. Mjekët e lejuan dhe sapo fëmija filloi të ushqehej pushoi së qari menjëherë.
Ayla u shpreh:
“E vura re që ishte i uritur, pasi po vendoste duart në gojë. Ndaj vendosa të kërkoja leje për ta përqafuar dhe ushqyer. Ishte një moment shumë i trishtë. Shoqëria duhet të jetë më sensitive për çështjet që prekin fëmijët. Nuk duhet të vijojë të ndodhë”.
Një mik i polices, Marcos Heredia tha se stafi i spitalit e cilësoi foshnjën “të pistë”, por kjo nuk e shqetësoi Aylan. Ai e fotografoi duke i dhënë gji dhe e shpërndau në rrjetet sociale.
Ai u shpreh:
“Doja ta bëja publik gjestin e saj të mrekulleshëm të dashurisë që bëri për një fëmijë që as nuk e njihte. Për këtë fëmijë që nuk hezitoi të sillej si një nënë. Nuk i interesoi që ishte pis, ashtu siç e quajti stafi i spitalit. Bravo mike!”
Kjo fotografi ka marrë më shumë se 68000 pëlqime, 300 komente dhe u shpërnda 94000 herë nga persona të cilët admiruan veprimin e saj kundrejt një fëmije të panjohur dhe “të pistë”.
Sipas mediave lokale, foshnja ishte më i vogli i gjashtë fëmijëve të një nëne beqare, e cila ndodhet në një situatë të vështirë ekonomike.
Brigada e zjarrit, ku Ayla punon si vullnetare gjatë kohës së lirë, shpërndau fotografinë e saj duke thënë:
“Sjellje të tilla na mbushin me krenari dhe na detyrojnë të dyfishojmë përpjekjet, punën dhe solidaritetin me komunitetin tonë”.
/
tvklan.al