Horoskopi, 20 Gusht 2018


Horoskopi, 20 Gusht 2018

09:32 20/08/2018

Dashi –Përpiquni që të mos u futeni shumë thellë çështjeve tuaja emocionale me partnerin/en, është më mirë t’i mbani gjërat në nivel sipërfaqësor. Financat do jenë në gjendje të mirë. Kujdes nga kolegët në punë.

Demi– Është një nga ato ditë që duhet të siguroheni që po i shtyni gjërat deri në pikën ku mund të jetë e mirë për ju. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm.

Binjakët–Është një ditë shumë e mirë për të komunikuar me partnerin/en, edhe për ju që jeni shumë të aftë të dilni aty ku doni. Buxheti nuk do përballet me asnjë vështirësi.

Gaforrja– Arrini ta ndjeni ndryshimin në marrëdhënien tuaj në çift përpara se të ndodhë dhe kjo jua bën përshtatjen më të thjeshtë. Me financat do dini si të veproni.

Luani– Nuk është mirë që të mërziteni apo të ndiheni në ankth. Kjo gjë do të prishte edhe harmoninë që keni krijuar në çift. Buxheti i mirë, por gjithsesi tregoni kujdes.

Virgjëresha–Detajet kanë shumë rëndësi sot për sa i përket çifteve. Beqarët duhet të luftojnë për të bërë për vete një person. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer.

Peshorja–Energjia juaj e brendshme po ju bën të ndiheni të fuqishëm drejt suksesit. Beqarët bëjnë mirë të mos rrezikojnë. Për financat do jetë një ditë e kënaqshme.

Akrepi– Do të befasoni partnerin/en, mbase edhe veten, me një veprim impulsiv që duket se është kundër karakterit tuaj. Megjithatë mendoni çfarë është më e mira për ju. Në planin financiar do keni fat.

Shigjetari– Njeriu juaj i zemrës do ndjejë nevojën që të bisedojë me ju rreth ambicies së tij, do të rezultojë që ju jeni pjesë e rëndësishme e jetës së tij. Buxheti do jetë në gjendje të mirë.

Bricjapi–Në vend të miqve dhe kolegëve keni mbledhur rreth vetes njerëz që nuk ju duan të mirërn, pasi ju kanë zili. Mbajeni mendjen të lidhja juaj e dashurisë.

Ujori–Gjeni një mënyrë të re për të përçuar mesazhet tuaja, mund të arrini të komunikoni me partnerin pa u acaruar. Në planin financiar bëni kujdes me shpenzimet.

Peshqit– Jepini vetes një shtysë për t’i çuar gjërat atje ku dëshironit në fillim, përsa i përket marrëdhënies suaj në çift. Beqarët nuk do jenë në humor për takime dhe do rrinë vetëm.

/tvklan.al

 






Të ngjashme