Rriten rastet me probleme të shëndetit mendor


Rriten rastet me probleme të shëndetit mendor

15:49 20/08/2018

Frika, ankthi dhe çrregullimet e mendimit janë sot problemet më të shprehura të shendetit mendor të cilat po njohin rritje çdo ditë.

Arjana Reli, psikiatre:

Numri ka ardhur në rritje, jo vetëm për faktin se janë rritur problemet, por edhe ndërgjegjësimi i tyre për të kërkuar ndihmë. Më tepër janë çrregullimet e ankthit.  Por nuk mungojnë dhe çrregullimet e humorit, mendimit, personalitetit, si dhe problemet e prapambetjes mendore.

Trajtimi me medikamente është i pashmangshëm për të gjitha rastet që paraqiten tek psikiatri.

Shpesh pacientët me probleme të shendetit mendor, duke vetëgjykuar se po krijojnë varësi ndaj medikamenteve e ndërpresin trajtimin dhe kjo sipas psikiatres është shumë e dëmshme.

“Jo vetëm që rezultati që është marrë mbetet i pjesshëm, por mund të kemi edhe rikthmin të shenjave me një rëndesë akoma më të madhe”.

Terapitë mjeksore sipas psikiatres janë të mirëpërcaktuara, ndërsa thekson se përdorimi pa kriter i mediakmenteve kundër ankthit janë ato që mund të çojnë në varësi.

Tv Klan

 






Të ngjashme