Makina përplas fëmijën 9 vjeç në kryeqytet
Një fëmijë 9 vjeç është përplasur nga një makinën në zonën e Shkozës në kryeqytet. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, kur automjeti me targa AA 644 SI i drejtuar nga shoferi me iniciale G.H. përplasi të miturin.
Fëmija mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Shoferi i makinës u shoqërua në komisariat për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
/tvklan.al