AKU bllokon 2 lokale në Llogara


AKU bllokon 2 lokale në Llogara

10:50 21/08/2018

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka penalizuar një “Restorant” dhe një “Piceri” në Llogara.

Sipas burimeve zyrtare ato punonin në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.

Të dyja subjektet janë gjobitur për mosplotësimin e kushteve të higjienës, ndërsa u ka bllokuar një pjesë të aktivitetit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kërkon nga qytetarët të denoncojnë çdo rast apo tentativë abuzimi.

/tvklan.al






Të ngjashme