Microsoft pohon se ka fituar mbi hakerat rusë
Përpjekjet ruse për të nisur sulme kibernetike kundër grupeve konservatore të SHBA-ve janë bllokuar, thotë Microsoft.
Kompania e software tha se hakerat rusë ishin përpjekur të vidhnin të dhëna nga organizatat politike, duke përfshirë Institutin Ndërkombëtar Republikan dhe Institutin Hudson.
Por ata ishin penguar kur stafi i sigurisë kishte fituar kontroll në gjashtë fusha interneti që imitonin faqet e tyre të internetit.
Microsoft tha se grupi i hakerëve të Fancy Bear fshihej pas sulmeve.
“Ne jemi të shqetësuar se këto përpjekje dhe të tjera paraqesin kërcënime mbi sigurinë e grupeve të lidhura me të dy partitë politike amerikane në prag të zgjedhjeve të vitit 2018”
, tha Microsoft në një deklaratë të botuar në blogun e kompanisë.
Sipas asaj që shkruan BBC, aksioni i Microsoft vjen menjëherë pasi SHBA ka akuzuar 12 oficerë të inteligjencës ruse për hakimin e rrjeteve kompjuterike të përdorura nga Hillary Clinton dhe Partia Demokratike.
Rusia vazhdimisht ka mohuar ndërhyrjen në zgjedhje apo ngritjen e sulmeve kibernetike ndaj institucioneve amerikane./tvklan.al