Vaji i ullirit zgjat jetën


Vaji i ullirit zgjat jetën

10:30 22/08/2018

Konsumimi i një luge vaj ulliri në ditë ju ndihmon që të jetoni më gjatë.  Ky është konkluzioni i kryer nga specialistet e Qendrës Kombëtare Amerikane Kundër Kancerit.

Studiuesit janë bazuar në statistikat e 500 mijë amerikanëve, të cilët i kanë ndjekur dhe monitoruar për 10 vjet.

Ata dolën në përfundimin se shumë prej tyre arrinin të konsumonin edhe më shumë se 2 lugë vaj ulliri në ditë dhe nuk kishin pasoja në shëndet.

Ekpertët thonë se përbërësi më i zakonshëm i gatimit përmban antioksidantë, të cilët mund parandalojnë ose ngadalësojnë avancimin e kancerit, si edhe për të zvogëluar rrezikun e atakut kardiak.

Sipas studimit, rezulton se vaji i ullirit ul deri në 12% vdekshmërinë, duke zvogëluar efektet dëmtuese të kolesterolit dhe sëmundjeve që lidhen me moshën.

Vaji i ullirit mund të ndihmojë që njerëzit t’i shmangin sëmundjet vdekjeprurëse.

Klan Plus






Të ngjashme