1 milion shqiptarë nuk lexojnë
1 e 3 e shqiptarëve, apo 1 milion që i përkasin moshës mbi 25 vjeç nuk kanë lexuar asnjë libër përgjatë vitit të shkuar. Botuesit mendojnë se shkak nuk është mungesa e dëshirës dhe as teknologjia, por mungesa e politikave për të pasur biblioteka.
Petrit Ymeri, Kryetari i Shoqatës së Botuesve shqiptar:
Prej 20 vjetësh nuk ka politika, shteti duhet të marrë masa, bibliotekat nuk kanë fond librash.
Kryetari i shoqatës së botuesve Peterit Ymeri, ngre si shqetësim edhe gjendjen e bibliotekave në shkolla.
Mangësitë dhe problemet që shoqërojnë bibliotekat i pranojnë edhe në bashkinë e Tiranës ku thonë se prej dy vjetësh është ndërmarrë një projekt për ringritjen e bibliotekave dhe pasurimin e tyre me libra.
Aspasjana Kërxhalli, drejtore e Rinisë në bashkinë e Tiranës:
Kemi 8 biblioteka, numri i te regjistruarve ka ardhur në rritje, kemi 15 mijë libra, vetëm në 2017.
Kthimi i shkollave në qendra komunitare, synon të përfshije edhe vendosjen e bibliotekave në brendësi të tyre, të cilat do të funksionin jo vetëm për nxënësit, por për gjithë komunitetin.
Tv Klan