Emrat/ Policia italiane ndjek grabitësit shqiptarë, qëllon me armë njërin prej tyre
Katër shqiptarë janë arrestuar në Caivano të Napolit në Itali, si pjesë e një grupi që grabisnin banesa në atë zonë. Shqiptarët e arrestuar janë Meritan Tasha 22 vjeç, Kostandin Cera 24 vjeç, Mensur Daci 33 vjeç dhe Adem Bodini 27 vjeç. Autoritetet u vunë në ndjekje policore me makina ndaj shqiptarëve, të cilët udhëtonin me një automjet “Alfa Romeo”.
Gjatë ndjekjes, njëri prej u qëllua në këmbë me armë nga një agjent policor duke e lënë të plagosur. Mediat nuk saktësojnë se cili prej shqiptarëve u plagos. Gjithashtu mbeti i lënduar edhe njëri prej agjentëve të policisë.
Në automjetin e tyre u gjetën edhe disa prej objekteve të vjedhura prej tyre në shtëpitë që grabisnin. Të gjithë të arrestuarit ishin me leje të parregullt qëndrimi në Itali dhe kanë precedent të mëparshëm penal.
/tvklan.al